Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i shtrënguar

Pershendetje jam ne 28 javeshe e 5 dite, ndjej barkun shume te shtrenguar, te forte dhe me dhemb shume mesi, cfare mund te me thoni? Flmd mirupafshim.

Anna (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anna

Shtrëngimet e forta të barkut në këtë moshë shtatzënie nuk janë normale. Drejtohu tek mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, për të marrë trajtimin e nevojshëm me spazmolitik të cilët do të lehtësojnë gjendjen tënde. Gjithashtu, evito qëndrimet e gjata në këmbë, punët e rënda, ecjet e gjata dhe të lodhshme. Qëndro sa më shumë shtrirë anash, majtas sepse ky pozicion do të letësoj shumë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti