Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet te pres per terapi deri ne javen e 14?

Pershendetje , jam ne javen e 11 te shtatzanise dhe i kam bere strishot per bak. Clamydie ku me eshte paraqitur se : "verehen truptha te klamidias ne strisho cervikale me teknik te identifikimit direkt me antitrupa fluroshentë" . Doktorresha ku jam duke i kryer kontrollat ma ka dhan terapin : Erythromycin 4x500mg -10dite +partneri dhe Loktogyn vaginalete 10dite por duhet me fillu nga java e 14 e shtatzanise me kete terapi , jam e shqetesuar ,a duhet te pres per terapi deri ne javen e 14 nese po, pse?

Blera S (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blera

Përdorimi i antibiotikëve në shtatzëni nuk është i rekomanduar deri në fund të javë së 12-të të shtatzënisë. Nga dita e sotme e deri në fund të javës së 12-të, mund të përdorësh lavanda për shplarje të sipërfaqshme të vaginës deri sa të kalosh javën e 12-të të shtatzënisë dhe pas kësaj periudhe mund të përdorësh antibiotikë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti