Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione te kafta gjate gjithe kohes

Pershendetje dr. Une pata abort dhe pas pothuaj 40 dite pata ciklin dhe kishte nje sasi normale ndoshta dy dite me shume dhe prej asaj dite e deri me sot pothuaj gati 20 dite kam cikel me ngjyre kafe. pas abortit kam kryer kontrolla dhe cdo gje ka qene ne rregull.tani jam duke perdorur kontraceptiv dhe kam pcos.ndonje keshill ju lutem.

Une Era (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Cikli prej 20 ditësh nuk konsiderohet normal, si kohëzgjatje e ciklit nga cikli. Si mesatare, cikli duhet të zgjatë 28-të ditë me diapazon nga 21 deri në 35 ditë. Të këshilloj të mos neglizhosh dhe mos të mbetesh thjeshtë me shprehjen se në kontrolle çdo gjë ka qënë e rregullt. Uroj që pas trajtimit me kontraceptiv, PCOS të jetë shëruar. Pas trajtimit, cikli menstrual do të bëhet i rregullt dhe mund të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti