Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

BHCG

Pershendetje. Dje bera testin ne gjak te bhcg dhe me doli vlera 999.3 qe verteton qe jam 4-5 javeshe... Te lutem doktoreshe doja te dija sa dite para se te bej kete test ka ndodh implantimi apo ngjizja, sipas perllogaritjeve?

Ola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Fekondimi/ngjizja e vezës ka ndodhur në ditët e ovulacionit. Nëqoftëse ciklin menstrual e ke patur të rregull në kohëzgjatje dhe nëse e di ditën e parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, atëherë është e thjeshtë për të gjetur me afërsi ditët e ovulacionit. Implantimi, me këtë shprehje kuptohet lidhjen e vezës së fekonduar në murin e mitrës, ndodh dy-tre ditë pas fekondimit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti