Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acid folik

Pershendetje doktoresh si jeni? Per me.Mbet shtatzen a duhet me perdor acid folik dhe pse? Pune te palodhshme

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita,

Acidi folik mund të merret edhe 6-të muaj përpara fillimit të shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

Luda (12 vite më parë)
Pershendetje, jam ne muajin e dyte te shtatezanise, keto dite po ndjej jashtezakonisht lodhje. Analizat thonë qe jam shume anemike. Ajo qe dua me shume shumti këto dite eshte gjumi ... çfarë me rekomandoni, dhe a eshte fëmija rrezik tu e pas parasysh qe jam anemike. Falemnderit shume, pres pergjigje

/komuniteti