Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e urinës apo... ?

Pershendetje, une ju kam shkruar edhe me heret dhe ju me treguat se i kam simptomat e mykut vaginal dhe me thate ti bej disa analiza, une para disa ditesh i bera analizat e urines ato me dolen mire, nuk kam infeksion, desha te ju pyes se a mjafton analiza e urines per te ditur nese ka apo nuk ka infeksion apo duhet te behet edhe ndonje analize vaginale, dhe cila me saktesisht? Flm shume.

Kosovarjaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kosovare

Myku/kandidoza është infeksion vaginal dhe ai vlerësohet me analizë të sekrecioneve vaginale. Analiza e urinës tregon infeksionet që mund të jenë të pranishme në sistemin urinar duke filluar nga veshka.

Më vjen mirë që analiza e urinës ka dalë pa probleme. Nëse shenjat që më ke përshkruar vazhdojnë ende, atëherë të rekomandoj të bësh analizë të sekrecioneve vaginale. Nëse diagnoza do të konfirmohet, mjeku do të përshkruaj në recetë preparatet antimykotike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti