Progesteroni
Mira Elda
(12 vite më parë)
Përshëndetje Elda
Përveç progesteronit, mendoj se ke nevojë të bësh një seri analizash hormonale dhe midis tyre më të rëndësishmet janë; Prolaktina, Fsh, LH, TSH, Free T3 dhe T4, Estradioli. Rezultatet tregoja mjekut për të vlerësuar dhe gjetur shkakun se përse ke fluks të pakët menstrual.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe ciklin e kam shum te rregullt dhe gjithmone 3 ditet e para kam pas cikel normal por ka 3 muaj qe kam cikel shum pak, vetem 2 dit dhe ne sasi shum te vogel. Me than te bej analizen e progresteronit. A eshte kjo e duhura apo nuk ka lidhje me shqetsimin tim jam 23 vjece dhe tentoj qe 14 muaj per shtatzani. Flm per pergjigjen