A ka rrezik bebi nese marre amoxicilina?
Xheni Hoxha
(12 vite më parë)
Përshëndetje Xheni
Bën mirë të marrësh trajtimin e rekomanduar sepse nëse nuk trajtohesh, bebi mund të infektohet kur të kaloj në kanalin e lindjes. Për periudhën e shtatzënisë që ndodhesh, përdorimi i antibiotikëve është i rekomanduar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe.Jam ne muajin e 9 te shtatzanise dhe me ane te analizave me doli qe kam nje bakter streptococcus grupi b.Mjekja ketu me tha te mare amoxicilina almus nga 1 koker 1gr tre here ne dite per gjate nje jave.Te lutem a mund te me thuash nese kjo kalon edhe tek bebi?Jam e shqetesuar se gjate gjithe shtatzanise kam mare vetem vitamina dhe hekur tani ne muajin e fundit.Ju falenderoj per kohen qe kushtuat per mesazhin tim.Ju pershendes.