Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urina me ngjyrë

Pershendetje dok... Moza jam e shqetesuar per kete gje, gjate nates kur fle nuk me del gjumi te shkoj ne banjo per te urinuar kur zgjohem ne mengjes urinoj me ngjyre te mbyllte dhe kam dhembje barku nganjehere kam ndjenjen se veshket po me dhembin por kjo dhembje nuk zgjat as 2 apo 3 minuta, nuk kam djegje as kruarje gjate dites gjithcka shkon ne rregull, vetem se nuk duroj ta mbaj urinen se me duket se po me shperndahet neper bark. Ju faleminderit shume, Advija nga Prishtina.

Adi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Advije

Problemi që përshkruan, merr zgjidhje nga mjeku urolog i cili me analiza dhe ekzaminime do të gjejë shkakun dhe do të përshkruaj trajtimin e nevojshëm. Po të jetë vetëm problem i ngjyrës së urinës, ajo vjen edhe për shkak të llojit të ushqimit apo lëngjeve që konsumon.

Gjithë të mirat.

/komuniteti