A është i rrezikshëm përdorimi i Ospen 1500 mg gjatë shtatzënisë
Sofije Aliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sofije
Rekomandimi i përgjithshëm është që antibiotikët të mos përdoren gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Megjithatë, prodhuesit e preparatit “Ospen” shkruajnë se studimet mbi përdorimin e tij gjatë shtatzënisë, nuk tregojnë ndikim negativ mbi fetusin.
Unë të rekomandoj të përdorësh preparate bimore në formën e çajrave të ngrohta.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 7 te shtatzenise dhe desha t'ju pyes a eshte e rrezikshme te perdor Ospen sepse kam ndezje te fytit si dhe dhimbje te muskujve, apo me kishit preferu dicka tjeter? Pres pergjigje nga ju. Paraprakisht ju falenderoj.