Dhembja e gjinjëve
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Moki
Kur bebi thith qumësht nga gjiri, nuk është normale një dhimbje kaq e fortë sa e përshkruan. Bën mirë që të bësh një kontroll të gjirit tek mjeku, se mundet të kesh një problem.
Në lidhje me menstruacionet; mund të ndodhë që cikli menstrual të rifilloj edhe kur bebi ushqehet me qumësht gjiri. Mendoj se kështu të ka ndodhur edhe ty, dhe menstruacionet kanë filluar. Prandaj, kujdes nga një shtatzëni e padëshiruar. Bisedo me mjekun për të zgjedhur metodën e planifikimit familjar.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, une kam lind qe 10 jave, e ushqej bebin me qumesht gjiri mirepo ashtu nga java 7 kur fillon bebi te pi mbas 5 a 6 te thithurave me vjen nje dhimbje shuuume e madhe ne gji dhe kalon mbrenda pak sekondave, eshte po si dhembjet e lindjes shume e shkurt po shume e dhimbshme. kisha dashte me me tregu se a eshte kjo shenje e ndonje problemi apo qka edhe a eshte e mundur qe me kane ardhe menstruaciont kaq shpejte, une mbasi e kam kry lehonine 5 dite mbas kam pas gjakderdhje si menstruacione edhe tash mbas nje muaji prap kam po sikur menstruacione normale pa ere me ngjyre si perpara qe i kam pas. Me fal qe e zgjata kaq shume. Pres nje pergjigjje.