Infeksion dhe tensioni i ulet
Samire Ratkoceri
(12 vite më parë)
Përshëndetje Samire
Të rekoamndoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkakun e infeksionit dhe antibiograma do të gjejë antibiotikun më efikas që duhet të përdorësh.
Për të përmirësuar nivelin e tensionit, të rekomandoj të shtosh marrjen e lëngjeve deri në 2.5 litra. Çdo ditë, mbase edhe dy herë në ditë, bëj shplarje me ujë të ftohtë pas larjes me ujë të ngrohtë. Qëndro në pozicionin shtrirë anash majtas si pozicion shumë i rekomanduar si për ty ashtu dhe fëmijën.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoresha Mimoza,jam ne javen e 20 te shtatzanis dhe mu ka shfaq nje lloj infeksioni kam krumje dhe skuqje pak mirepo djeksim jo vetem krumje a guxoj me perdor diqka sepse vetem me kamomil po shperlahem , Si dhe me tension po kom problem nonstop e kom tensionin e ulet 100 me 60 dhe po kam dhimbje mbas kokes dhe marramendje qka duhet te perdor qe me rregullu , faleminderit per mirekuptim