Vezoret dhe tubat
Ela Osmani
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Kaviteti uterin rikthehet në gjendje normale deri në 6-të muaj pas abortit. Pas kësaj periudhe është koha optimale për të tentuar për shtatzëni. Sipas asaj që shkruan, i takon që tentativa të filloj nga janari i 2015 e më tutje.
Gjithë të mirat dhe paç fat.
Pershendetje doktoreshe! kam bere nje eko vaginale dhe rezultoi qe vezoren e majte e kam:gjatesi 2.32 cm,lartesi 2.21 cm.ndersa e djathta: gjatesi 1.95cm,lartesi 1.64cm,,me rekomandoi te beja isteroskopi..nga isteroskopia rezultoi qe ne tubin e djathte kisha nje tip mase qe mbasi i ben biopsine doli qe kisha gjurme te nje aborti qe sa kishte ndodhur(un nuk dija gje qe isha shtatzene ,pasi isha pak diteshe),.mjeku me tha qe nuk perbente problem por nese mnrena 6 muajve nuk do ngelja do ishte me mire ta hiqja..theksoj qe isteroskopin e kam bere ne maj. Doja te dija ka mundesi qe mbes shtatzane pasi u bene disa muaj qe e provojm..Cfare me keshillon te bej?? Gjith te mirat!!