Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit si numërohen?

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 28 te shtatzenise, per me i numeru levizjet e bebit mbrenda ores e qe duhet vetem me shkelma e jo levizjet e lehta une ndonjehere kam levizje ma te medha te bebes sa qe ma dridh pak lekuren e barkut prej jashte duket e ndonjehere ma pak levizje, a duhet ti numeroj keto qe ma dridhin barkun ngapak se dua te jem e sakte kur ti numeroj levizjet e bebit, faleminderit per kontributin tuaj.

Shpresa.o (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa

Monitorimi i lëvizjeve të fetusit, bëhet për të vlerësuar vitalitetin e tij. Praktikisht realizohet kështu; në një interval prej katër orësh, kur nëna është zgjuar shënohet çdo lëvizje e fëmijës e fortë apo e dobët. Në të njëjtin interval kohor, realizohet për një javë rrjesht monitorimi I lëvizjeve të bebit, dhe shënimet tregoja mjekut gjinekolog për të dhënë vlerësimet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti