A mund te kem ngelur shtatzene?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Adriana
Cilin e ke patur afërsisht të rregullt, por mos ardhja e gjakrrjedhjes së fundit tregon për një çrregullim menstrual, pasi nuk mund të kesh mbetur shtatzënë që me datë 6 gusht. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve dhe një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjendjen e aparatit riprodhues.
Gjithë të mirat.


Pershendetje, me daten 25 korrik pata ciklin menstrual, me daten 6 gusht pata marredhenie seksuale me te fejuarin tim, mirepo ai ejakuloi ne pjesen e jashtme te vagines, pastaj me daten 22 gusht me erdhi cikli menstrual qe me zgjati 9 dite pasi pata perdorur nje terapi per cistat. Me daten 10 shtator me erdhi cikli tjeter menstrual, pra vetem 10 dite pasi perfundova ciklin e mehershem, kurse sot eshte data 11 tetor dhe sme ka ardhur cikli. Desha te pyes a ka mundesi te kem ngelur shtatzene? Jam 22 vjeqare. Falemnderit shume!