Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jetë lënduar bebi?

Pershendetje Doktoreshe! Jam ne javen e 26 te shtatzenise sime te pare. Dje duke kaluar neper zyre, midis dy karrigeve mu ferkua pak barku. Ndjeva nje si dhimbje jo shume te forte (me shume si tkurrje) e cila vazhdoi per rreth nja gjysem ose 1 ore. Piva nje paracetamol per qetesim dhe gjithcka duket mire, edhe bebin e kam ndjere rregullisht qysh nga dje. Problemi eshte se une jam shume shume e shqetesuar dhe ndjehem shume ne faj se mos e kam lenduar bebin! Megjithese une jam goxha e shendetshme dhe ferkimi nuk qe shume i forte, nuk di sa i mbrojtur eshte bebi nga keto gabime njerezore?! Kam vendosur te bej nje eko, por thashe te marr nje mendim tuajin paraprakisht. Duke te falenderuar per vemendjen, pres me padurim pergjigjen tuaj. Me respekt, Luana.

Luana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luana

Uroj që ndodhia të mos ketë lënë pasoja tek bebi dhe në fakt kështu besoj. Shumë e rëndësishme është që tashmë ndjen se çdo gjë është normale dhe po shkon mirë. Për siguri bëj një kontroll tek mjeku, qoftë edhe me ekografi.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe kujdes tjetër herë, mos e lëndo bebin.

/komuniteti