Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth spirales

Pershndetje Dr. deshta te ju pyes ne lidhje me spiralen une e kam vendosur po behen afer 10 muaj kontrollat i kam pas te rregullta dhe gjithqka eshte ne rregull deshta ta di qe a ka mundesi te leviz spiralja nga vendi dhe nese ajo leviz cilat mund te jene shenjat dhe gjate maredhenjeve nganjehere po kam dhimbje ne fund te barkut a ka lidhje kjo diqka me spiralen apo diqka tjeter. faleminderit gjithe te mirat

Adelina Imeri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Spiralja e inseruar mirë ka mundësi të pakët të lëvizë nga vendi, ndonëse kjo mundësi ekziston. Dhimbja në fund të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale nuk lidhet me spiralen. Një shkak i mundshëm i kësaj dhimbje mund te jetë një infeksion i mundshëm. Të rekomandoj që të drejtohesh tek një mjek gjinekolog për të bërë një vizitë gjinekologjike, ekzaminim ekografik dhe analiza të sekrecioneve vaginale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti