Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Jam shtatzene 4 muaj e gjysme, une i kam degjuar levizjet e bebit qe 2 jave, desha tju pyes se sa levizje eshte normale ti bej bebi gjate dites sepse tek une po ndodh qe nga 3 ore nuk po i degjoj levizjet a eshte kjo normale? Jam me se e shqetesuar! Flm shume per kontributin tuaj.

Lalona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lalona

Sa shpjegon, çdo gjë duket normale. Pauzat, mos ndigjimi i lëvizjeve për disa orë, janë pjesë e pushimit/kohës së gjumit që bën fëmija. Lëvizjet e tij do të vijnë duke i forcuar dhe do ti ndjesh shumë më mirë rreth javës së 20-22 të shtatzënisë.

Mos harro të kryhesh vizitat sipas rekomandimeve të përgjithshme që mund ta gjesh në artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti