Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e shtatzenise

Pershendetje Doktresh deshta te di kur paraqiten shenjat e para te nje femer nese ka mbet shtatzen sa dit apo jav mund te jete bebi. Psh une kam mbaru ciklin qe 18 dit dhe kam dhimbje gjoksi barku ciklin e kam me rregull 28dite. Shkurt kaq heret mund te paraqiten keto shenja? Qdo te mire

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Shtatzënia fillon që në momentin kur spermatozoidi takon vezën, por shenjat që tregojnë se ajo ka filluar janë të shumta. Mund të mos paraqitet asnjë ose disa shenja, e kjo varet specifikisht për çdo grua. Mjekët e përcaktojnë fillimin e shtatënisë në bazë të vlerësimit të nivelit të beta hCG ose/ ekzaminimit ekografik. Periudha më e mirë për të bërë këtë analizë, është java e parë nga dita e gjakrrjedhjes së pritshme menstruale.

Të uroj fat.

/komuniteti