Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acid folik b6 dhe b12

Pershendetje Dr.Mimoza.Jam 27 vjeqe,jam martuar qe nje vite dhe kem tendu per shtatzani afer 6 muaj por asgje,para disa muaje kam pas zgjatje te ciklit afer 3 jave por muajin e kaluar mire e kam pas ciklin gjdo 28 dite dhe me ka zgjat 6 dite si gjithehere.Ciklin e kaluar e kam pas me 12 shtator por kete muaj ende nuk kam cikel.Kete muaj kan pas mem ardhe me 10 tetor d.m.th me jan vonu 4 dite.Mbrem i kam pas disa dhimje sikur para ciklit dhe nga njehere shkalleve po lodhna me shumme,diqka tjeter nuk po verej.A ka mundesi me fillu shtatzania.Test ende nuk kam be.Qe 10 dite kam fillu me perdor acid folik(folsyra) B6 dhe B12(b6-5mg;acid folik 400;b12-200)a jan dozat nermal qe mundem une me i perdore se nuk jam konsultu me mjekun fare.Pres pergjigjje.Faliminderit qe ndani kohe per ne.

Sara Shala (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Analiza më e saktë për të treguar se shtatzënia është e pranishme,është beta hCG. Bëje këtë analizë për të vlerësuar gjëndjen. Nëse nga ky ekzaminim nuk rezulton shtatzënë, atëherë këshillohu me mjekun gjinekolog për të gjetur një shkak të këtij çrregullimi menstrual dhe trajtuar atë.

Sasia e rekomanduar e acidit folik është 400 µg (mikrogram) ose 0.4 mg në ditë. Kjo vitamin bën pjesë në kompleksin e vitaminave B dhe më së shumti njihet si B9 (në USA dhe Gjermani) ose B11 në vendet e tjera. Vitaminat B9 dhe B12 mund t’i përdorësh duke u konsultuar me një mjek kardiolog se më së shumti ato përdoren për të parandaluar ndonjë problem të mundshëm në zemër kur ekziston rreziku.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti