Cfarë nevojitet për një vizitë?
Bona21
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bona
Shqetësimi yt, nuk është i korrekt. Ti je një individ që ke dhe të drejta të ruajtjes së privatësisë për çdo problem e për më tepër të problemeve shëndetsore. Prandaj nuk ke përse të kërkosh që të trajtohet nga mjeksia duke fshehur identitetin tënd, sepse mjeksia është e detyruar me të ruaj privatësinë e problemeve të tua shëndetsore dhe të mos i shpërndaj andej këndej.
Prandaj mos hezito dhe kontakto sa më shpejt një mjek gjinekolog, për tu diagnostikuar dhe marrë trajtimin e nevojshëm. Neglizhenca mund të shoqërohet me pasoja të pa riparueshme në shëndetin tënd riprodhues.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Dua te di cfare eshte e nevojshme te kem per tju nenshtruar disa vizitave gjinekologjike? A mund te vizitohem tek ju pa patur asnje dokument me vete. Pasi gjithmone jam e shoqeruar nga mami dhe kete radhe dua te vizitohem po pa qene ne dijeni ajo sepse sdua te merzitet me mua pasi mendoj se ka te bej me infeksionet seksualisht te transmetueshme dhe dua te vizitohem dhe trajtohem pa ditur gje mami. A mund te vij vetem une si person fizikisht dhe te kryej disa analiza? Pa patur kartele, apo rekomandim nga mjeku te tilla gjera? ju lutem doktoreshe sepse jam shume ne ankth.