Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzenise

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 32+4 para 2 jave kam ber nje kontroll te nje gjinekolog ajo motra qe punonte aty me kontrolli ne vagine dhe me tha se jam e hapur dy cm, dhe pas disa dite bera nje kontroll te nje gjinekologe dhe me kontrolloi ajo me tha se nuk jam e hapur dhe me dha vaginaleta me perdor sepse kam sekrecione, desha te di a guxoj te perdor vaginaleta nese jam e hapur 2 cm pasi qe tek kontrolla te gjinekologu ajo motra me tha qe jam e hapur 2 cm, a guxoj te perdor vaginaleta, Ju pershendes Flm per pergjigjiet

Jara Flutur E Vogël (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje 

Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik që quhet cervikometri. Nëse rezulton që qafa e mitrës është e hapur, të rekomandoj të qëndrosh në rregjim shtrati për të evituar rrezikun e lindjes para kohe. Edhe nëse qafa e mitrës është e hapur ose jo, të rekomandoj që të marrësh trajtim për infeksion vaginal nëse ai është i vërtetuar me strisho dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti