Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hpv

Pershendetje! Doktoresh kam shum nevoje te di pergjigjen tende rreth shqetesimit tim. Po bej 4 muaj qe jam ber nene per here te pare, kam ber lindje natyrale. Gjat lehonis kam ven re disa pika te vogla ne vagine ne pjesen e jashtme dhe pak ne brendesi aq sa mund te shikohen me sy te lire. Pas nje kontrolli gjinekologjik doktori me tha qe behet fjale per hpv, por qe ne ate moment nuk percaktonte dot llojin. Do bej djegien e tyre pas mbarimit te nje kure qe po marr per nje infeksion. A egziston mundesia qe un ta kem patur dhe gjate shtatzanis hpv dhe mund ti ket kaluar femijes tim, si mund te kuptohet kjo? A merret hpv ne ndonje rrug tjeter pervec kontaktit seksual pasi im shoq nuk I ka keto pucrra? Ju uroj gjithe te mirat.

Selda Elda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Selda

Pavarësisht se çfarë të ka thënë mjeku nga ekzaminimi visual që ai ka kryer, të rekomandoj që të bësh një ekzaminim bioptik për të vendosur një diagnozë të qëndrueshme. Pasi të marrësh rezultatin e ekzaminimit bioptik, mund të komunikojnë përsëri bashkë për të të dhënë udhëzimet e duhura.

Gjithë të mirat.

/komuniteti