Mund të mbush dhëmballën në muajin e dytë të shtatzënisë?
Elda E
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elda
Natyrisht që edhe gjatë shtatzënisë është e mundur të rregullohen dhëmbët, pa kurrfarë pasojash negative mbi ecurinë e shtatzënisë apo fetusit. Por rekomandohet që gjatë tremujorit të parë duhen shmangur ndërhyrjet stomatologjike, kur është e nevojshme përdorimi i anestezive/mpirjeve lokale apo përdorimi i medikamenteve që influencojnë në shtatzëni. Pas tremujorit të parë të shtaztënisë, nëse ajo ka ecuri normale, mund të bëhen ndërhyrje tek dhëmbët pa asnjë problem.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam 8 javeshe shtatzane dhe keto dite kam pasur dhembje te medha te dhemballes, dentistja me tha qe urgjentisht duhet hequr nervi me anestezi ju lutem me thoni eshte rrezik per bebin anestezia ne kete moshe shtatzanie qe jam? Ju lutem me ktheni nje pergjigje per te ditur nese e rrezikoj shtatzenine time?