javë pas jave
Pershendetje Bona,
Mund ta marr me mend se ne sa e shqetesuar je! E kuptoj gjendjen ne te cilen ke qene ti (dhe krejt familja) pas lindjes se djalit me pes equinovarus. Dua te te siguroj se nuk duhet te kesh asnje frike lidhur me rrjedhen e shtatzenise dhe gjendjen e frytit ne shtatzenine e ardhshme. Para 2 vitesh eshte publikuar nje studim ku jane perfshire 538,669 femije per nje periudhe kohore 40 vjeçare. Perfundimi i ketij studimi eshte ky: PRINDERIT TE CILET FILLOJNE NJE SHTATZENI TE RE PAS LINDJES PARAPRAKE ME DEFEKTE TE BEBES (ku eshte studiuar edhe ekuinovarus), DUHET TE SIGUROHEN SE NUK KA RREZIK TE SHTUAR PER REZULTATET E SHTATZENISE.
Te rekomandoj qe te planifikosh nje shtatzeni te re, por paraprakisht duhet ta besh nje kontroll rutinor te gjinekologu. Mos harro te fillosh qysh tash te maresh acidin folik 400 mikrogram nje here ne dite.
Uroj qe te kesh nje bebe te shendetshme!


Pershendetje Dr Memli. Une kam nje djale ne moshen 4 vjecare, ne lindje ka pasur probleme me kembet Ekfinovarus, tashi eshte shume mire, eshte i operuar nuk dallon gje, por une tash kam shuume frike qe te marr hapin e te mbes prape shtatzene, si mendoni ju a ka rrezik qe prap te mbetem shtatzene?