Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje dr. ju pergezoj per punen qe jeni duke bere! Kam nje pyetje. Jam duke tentuar te mbetem shtatzene 4 muajt e fundit mirepo pa rezultat, gjate muajit kam dhimbje barku e vecanerisht nga ana e majte poshte barkut, ju lutem me sugjeroni dicka, ka ndonje problem qe nuk mundem te mbetem apo eshte normale? Ju pershendes, me padurim pres pergjigjen tuaj, ju faleminderit!

Suma (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Dhimbjet poshtë barkut mund të jenë shkak i ndonjë infeksioni gjenital. Për këtë të rekomandoj të kryhesh një ekzaminim gjinekologjik dhe një këshillim me mjekun gjinekolog, i cili do të vlerësoj shkakun e kësaj dhimbje për të cilën duhet të trajtohesh. Pas trajtimin kryej një këshillim parakoncepsional përpara se të tentosh të nisësh shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti