Mosha e shtatzënisë
Ola
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Ndodh që edhe kur menstruacionet janë të çrregullta, gruaja të mbetet shtatzënë sepse ovulacioni ka qënë i plotë dhe nga folikuli ka dalë një vëzë e maturuar dhe aty për rreth është ndodhur edhe spermatozoidi i cili e ka fekonduar atë. Ky mekanizëm ka ndodhur tek ty. Ovulacioni ndodh zakonisht në mes të kohëzgjatjs së ciklit menstrual. Psh, nëse kohëzgjatja e menstruacioneve ka qënë 21 ditëshe, ditët e ovulacionit mund të kenë ndodhur rreth ditës së 9-10 deri 12-13.
Me anë të vlerave të beta HCG, nuk është e mundur që të vlerësohen ditët e ovulacionit sepse p.sh. në javnë e 5-të vlerat mund të jenë nga 5 deri në 7350 mlU/mL dhe në javën e 6-të mund të jenë nga 1080 deri në 5650 mlU/mL.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoreshe une e kam te cregullt ciklin, madje muajin qe kam ngel shtatzene me kane ardhe shume me perpara, dhe nuk e di kur mund te me kete ndodh ovulacioni, ndaj ju thashe qe me dte 5/5/11 bera bhcg dhe me doli 999.3 dhe me date shtate e perserita e me doli 2167 miu/ml. Ndaj dhe dp doja te dinja sipas ketyre vlerave kur mund te kem ngelur shtatzene dhe kur mund te lind? Flm.