Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestan

Pershendetje, une jam perafersisht ne javen e 9 te shtatzenise, ndihem shume mire s`kam te vjellura, cdo gje me duket ne rregull, a mund te dije pse gjinekologu ku une bera dy vizita me tha te vazhdoje me utrogestan hapa, kur e lexova prespektin, aty shkrujke qe jane per shtatzeni te komplikueshme, a ju rekomandoni cdo shtatzane ne fillim kesi lloj hapash a vetem ato qe kane probleme? Kjo eshte shtatzenia ime e pare dhe jam 33 vjecare, ju lus te me shpjegoni sepse jam e shqetesuar. Pershendetje nga Vlora.

Vlora.M (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Vlora,

Utrogestani eshte nje preparat qe ne i themi 'gestagjen'. Qellimi i dhenies se ketij bari eshte qe ta mbaje mitren te bute, te flashket, ne menyre qe embrioni te zhvillohet lirshem dhe pa probleme. Kjo eshte arsyeja se perse gjinekologu yt ta ka pershkruar kete terapi.

Dua te shtoj edhe diçka... Organizmi i nje gruaje shtatzene prodhon jashtezakonisht shume gestagjene. Sipas studimeve te fundit (studime shkencore te nivelit A domethene me shkallen e besueshmerise me te larte), dhenia e utrogestanit nuk ka asnje ndikim ne rrjedhen e shtatzenise. I vetmi perfitim qe mund te kete eshte efekti psikik tek shtatzena se eshte duke marre nje bar qe i ndihmon te kete shtatzeni te mbare. Me sa kuptoj nga emaili yt, tek ti ka pasur efekt te kundert - ne vend se te kete efekt pozitiv, ty perkundrazi te ka shqetesuar.

POR e theksoj prape, se sipas studimeve te fundit nuk ka asnje ndikim ne rrjedhen e shtatzenise.

/komuniteti