Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lythat nën bark

Pershendetje doktoreshe deshta te pyes se bashkeshortit tim i kane dale disa lytha perfundi barkut dhe jane shume te shpeshta 3 - 4 copa afer njera tjetres nuk jane te medhaja ne forme te kepurdhes kane ngjyre te kafte, a mundem me i djeg me ndonje pike te lythave? Pune te palodhshme.

Arte (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arte

Ky është një problem i cili këkon diagnostikim nga një mjek dermatolog ose androlog. Mos hezito dhe bashkëshorti të kontaktoj mjekun për ti dhënë zgjidhje problemit që përshkruan.

Të këshilloj që bashkëshorti të mos përdorë asgjë popullore e për më tepër ndonjë solucion për të djegur lythat se situata mund të përkeqësohet.

I uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti