Në cilën javë jam?
Nertila Ziba
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nertila
Në rastin si e përshkruan, mënyra më e përafërt e mundshme për të vlerësuar moshën fetale, është vlerësimi ekografik. Prandaj je e detyrur që të pranosh moshën e shtatzënisë aq sa e vlerëson mjeku me ekografi. Për madhësi të embrionit prej 7 mm, mundet të mendohet që mosha e shtatzënisë të jetë rreth javëss së 6-7. Por me rritjen e moshës së shtatzënisë, gabimi i vlerësimit saj vjen duke u zvogëluar.
Duke masë në konsideratë moshën e përafërt të embrionit, lindja mund të ndodhë në javën e dytë të korrikut të vitit 2012.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene dhe mjeku im mendon se jam ne javen e peste pasi fetusi eshte shume i vogel (7mm) dhe akoma nuk munden ta verifikoj se ne cilen jave jam tamam pasi periodat e mia nuk i kam pasur ne rregull. Per here te fundit i kam pasur me 24 Gusht, qe nga kjo kohe nuk me erdhen as ne shtator e as ne tetor. Ne fund te tetorit bera nje test shtatzenie dhe me doli pozitive shkova tek mjeku im gjinekolog dhe me beri nje kontrolle dhe me tha qe mendon se jam ne javen e peste po akoma nuk mundem ta percaktoj 100 % se ne cilen jave jam. Sipas mendimit tuaj ne cilen jave eshte fetusi 7 mm dhe nese jam ne javen e peste kur do ta kem diten e lindjes ju faleminderit per mirekuptimin ju pershendes nga zemra diten e mire.