Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Prsh zonje shume flm per keshillat qe na jepni, une jam nje nene kam nje djale 4 muajsh kam lindur me operacion por cikli menstrual nuk me ka filluar akoma, tani doja tiu pyesja kur fillon cikli i pare pas lindjes sa vonohen, dhe a ka mundesi qe te kem ngel perseri shtatzene gjate kesaj kohe? Iu lutem me ktheni pergjigje, flm.

Merita.. (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Pas lindjes, cikli menstrual mund të vonohet edhe deri në një vit, nëqoftëse ushqyerja e fëmijës me qumësht gjiri bëhet në mënyrë korrekte.

Në këtë periudhë mund të ndodhin edhe shtatzënitë e pa dëshiruara. Prandaj rekomandohet që pas lindjes, gratë të përdorin një nga metodat e planifikimit familjar. Këtë duhet të bësh edhe ti, por më përpara këshillohu me një mjek gjinekolog i cili pas disa analizave do të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty.

I uroj jetë të shëndetshme djalit tënd.

/komuniteti