Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të mbetem shtatzënë?

Persh...doktorr...! Deshta tju boj 1 pyetje pasi me ke thene qe te lajmerohem pasi ti boj 1 vit martese!... Ju lutem cka me keshilloni te bej qe te mbetem shtatzene, pasi qe une ne shtetin ku jam nuk mund te boj 1 kontrolle... kerkoj ndihmen tende... flm shume qe gjeni kohé edhe per ne... flm shume cdo te mire ne jete...

Loreta (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Loreta,

Jane tri shkaqe kryesore te cilat e bejne te pamundur qe nje çift te kete femije:

(1) çrregullimet e ovulacionit,

(2) tubat e mitres jane te mbyllura dhe

(3) problemet tek mashkulli.

Keto tri probleme hasen ne rreth 90% te rasteve. Ndodhe shpesh qe te mos jete vetem nje faktor, por te kete kombinim te disa faktoreve.

Loreta, per fat te keq e kam te pamundur qe permes emailit te te ndihmoj me teper se kaq! Duhet patjeter qe ti dhe burri yt te beni nje kontroll. Ti, burri yt dhe gjinekologu do të jeni një ekip. Ju do të punoni së bashku për të zgjidhur problemin që ju pamundëson të keni fëmijë. Organet seksuale mashkullore dhe femërore janë shumë të ndërlikuara. Gjinekologu i cili merret me mjekimin tuaj, duhet të jetë i trajnuar që të riparojë çdo çrregullim në këtë mekanizëm të ndërlikuar.

Gjinekologu duhet te te pyesë në detale për ciklin menstrual: kur te kanë ardhur menstruacionet për herë të parë, sa ditë zgjatë cikli menstrual, a ke shumë gjakderdhje dhe a ke dhimbje gjatë ciklit ose pas tij.

Gjinekologu duhet të bëjë edhe pyetje tjera më specifike, për shembull: a ke pasur ndonjëherë sëmundje që barten me marrëdhënie seksuale, a ke pasur ndonjë abort (spontan ose artificial), sa shpesh keni marrëdhënie seksuale, a përdorni ndonjë lubrifikant si dhe shumë pyetje tjera.

Është me rëndësi që të keni besim te gjinekologu të cilin e keni zgjedhur, sepse atij duhet t’i tregoni shumë gjëra të cilat janë private. Prandaj, jo shumë gjëra do të mbesin private.

Uroj qe shume shpejt te besh pyetje rreth fillimit te nje shtatzenie! Paç fat!

Piccola (15 vite më parë)
Pershendetje dhe me falni per shqetesimin doja tju beja nje pyetje ne lidhje me virgjerine. Jam 18 vjece dhe per here te pare kam kryer marredhenie me te dashurin tim por nuk ndodhi cdo gje ashtu sic duhet te ndodhte sepse une nuk kam ndjere aq shume dhimbje sa duhet te ndjeja dhe cipen e virgejrise apo himenin nuk e ndjeva te cahej gjithashtu nuk kishte aq shume ndryshim nga hera e dyte gjithashtu dua te them se para se te kryenim marredhenie me kishte futur 3 gishta. Do ju a dija shume per nder te me kthenin nje pergjigje sepse kjo gje eshte arsyeja e perhershme qe zihem me te dashurin tim dhe gjithashtu mua me mundon shume kjo gje qe nuk e di cfare ka ndodhur me mua.. do ju a di per nder te ma jepnit nje pergjigje... flm.

/komuniteti