Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth menopauzës

Jam nje nene e 4 femijeve, tash kam 50 vjeç edhe qe 5 vite me jane nderprere menstruacionet dhe gjate kesaj kohe kam shume mundim, vjellje, koke dhimbje, si dhe nuk kam deshire me pas marredhenie seksuale, pres nje pergjigje ju lutem, faleminderit.

Sadifeee (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë

Mosha tënde është në periudhën e menopauzës, gjë që shpjegon edhe shqetësimet që ankon. Trajtimi me estrogen bimor, do të minimizojnë grup shenjat që ankon. Drejtohu tek mjeku gjinekolog, i cili pas ekzaminimeve të nevojshme do të japë trajtimin e duhur dhe situata do të përmirësohet në të gjitha aspektet.

Të rekomandoj të lexosh rubrikën menopauza që ndodhet në këtë uebfaqe.

Gjithë të mirat.

/komuniteti