Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli mujor pas lindjes

Me fal deshta me dite, jam nene qe 4 muaj e gjysem, me ka ardhe cikli mujor gati cdo muaj prej se kam lind po asnjehere skam pas te tilla si kesaj here, kam shume, cfare mund te bej, cka me kishit rekomanduar me be? Ne muajin e kaluar i kam pas me 30, ndersa kete muaj me 21, a eshte ne rregull? Faleminderit.

Mana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mana

Përsa përshkruan, duket se ekziston një çrregullim menstrual. Një vizitë gjinekologjike dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin dhe gjendjen e vezoreve, mendoj se mund të çonte në një diagnozë dhe më pas në një terapi, që cikli menstrual të rregullohet.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti