Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Pershendetje Doktoresha Keta. Jam 27 vjecare, kam pasur 2 aborte, tani kam fillu me analiza kam bërë: hemogramin, urina, urinokultura 3x, kreatinina, glikemia, T3, T4, TSH, Toksoplazma IGM, rubeolla igm, cmv igm, antifosfolipidet, kuagullogrami, hbsag, PAP testi, sc/sv, chlamydia tr, ureoplazma, mycoplazma. Rezultatet kane dale mire me perjashtim te chlamidia-pozitive dhe koha e protrombines 16.7 A janë të larta vlerat e Protrombines-koha e protrombines 16,7 (vlera referente 11,5-14), a duhet te konsultohem me ndonje hematogol dhe qka mendoni a munden me qene keto dyja shkaktare te aborteve qe kam pas? Jam ne pritje te rezultatit per kariogram, cilave analiza tjera duhet ti nenshtrohem sipas jush? Flm per kohen.

AH (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Shumë analiza ke bërë, por vlera e protrombinës është paska e lartë, për të cilën duhet të konsultohesh me një mjek hematolog i cili duhet të jap terapi për hollimin e gjakut të cilën duhet ta vazhdosh edhe gjatë shtatzënisë.

Nëqoftëse po pret përgjigjen e kariotipit, mund të gjendjet një shkak i mundshëm gjenetik i abortit pasi rreth 50% e aborteve të përsëriturëa kanë origjinë gjenetike.

Të këshilloj që edhe bashkëshorti të bëj një analizë të spermogramës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti