Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni në urinë a ndikon që mos ngelesh shtatzënë?

Pershendetje! Une jam Mamica jam 25 vjec. Kemi provuar bashke me bashkeshortin tim qe ne shtator qe une te ngelem shtatzene, por kjo gje nuk ka ndodhur. Une kam bere nje vizite gjinekologjike para gjashte muajsh dhe me kane thene qe cdo gje eshte ne rregull. Para nje muaji kisha nje infeksion ne urine dhe jam kuruar me antibiotike dhe tani e ndjej veten me mire megjithese urina ime eshte pak me e verdhe se heret e tjera. Pyetja ime eshte: a eshte normale qe dhe pse kemi provuar tre muaj rresht dhe une nuk kam ngelur shtatzene? Do me ndihmonit shume me nje pergjigje pasi per momentin nuk mund te bej nje vizite gjinekologjike per arsye se nuk ndodhem ne Shqiperi. Ju faleminderit.

Serina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Serina

Është e pranueshme që edhe deri në një vit, një çift i ri të mos filloj shtatzëni të dëshiruar. Me këtë nuk dua të them që të mos tentosh të zgjidhësh problemin, që në këto moment. Nëse vazhdon e njëjta situatë, tregon se diçka nuk shkon si duhet në shëndetin riprodhues të femrës apo mashkullit. Por, për ta zgjidhur atë, duhet pa tjetër të kryhet vizita gjinekologjike, disa analiza dhe ekzaminime specifike sipas rastit.

Besoj se kam qënë e kuptueshme për ty.

Gjithë të mirat.

/komuniteti