Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegësimë dhe dhimbje

Pershendetje doktoreshe, deshta ta bej nje pyetje ka gati dhjete dite qe jam duke perdor disa tableta per ciste Rigevidon qe mi ka rekomanduar gjinekologia por ka disa dite qe kam filluar te kem djegesime, kruarje dhe dhimbje ne vagine. Nese ulem me shpejtesi dikun ose nese prek vaginen ndjej dhimbje dhe kruarje, kisha dashte te me tregoni se cili mund te jete problemi im? A mund te jene shkak keto tableta, a mund te me rekomandoni per te perdore dicka, a eshte dicka shume shqetesuese kjo qe po me ndodh? Faleminderit prej pergjigjen tende.

Aserga.s (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aserga

Tabletat Rigevidon, janë tableta hormonale të cilat influencojnë në ndryshim të nivelit të hormoneve duke mundësuar lindjen e kandidozës vulvovaginale. Një analizë e sekrecioneve vaginale, do të mundësonte diagnostikimin e plotë. Trajtimi me antimykotik lokal është më i rekomanduar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti