Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ne fund te barkut dhe shpines ne javen e 31 te shtatzanise

Jam ne javen e 31 te shtatzanis deri me tani me ka ecur qdo gje ne rregull veq se nganjeher naten kur e ndrrojsha poziten kisha ca dhimbje ne fund te barkut por dje qe nga mengjesi e deri ne pramje kur me ka nxen gjumi kam pas dhimbje te madhe ne fund te barkut dhe te shpines sot ende kam qmund te jet kjo mos e kam bebin ne ndonje rrezik??para 3 dite pata kontroll gjithqka ishte ne rregull,po qmund te jen kto dhimbje ca gra po me thojn se a mormale se tu rrit bebi etjjj. Po a shtatzania ime e par dhe po frigohen shum te lutem me ndihmo.

Erla Laa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erla

Në këtë periudhë të shtatzënisë, dhimbjet që ankon nuk konsiderohen normale. Të rekomandoj që drejtohesh përsëri tek mjeku për të bërë një ekzaminim ekografik për të matur gjatësinë e qafës së mitrës gjë e cila vlerësoun praninë e rrezikut për lindje parakohe. Nga rezultatet mjeku do të japë rekomandimet e nevojshme për të siguruar ecurinë normale të shtatzënisë. Të rekomandoj që qëndrosh sa më shumë shtrirë anash majtas, të evitosh punët e rënda, qëndrimet e gjatë dhe të lodhshme në këmbë, ecjet e gjata dhe të lodhshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti