Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të lindi me lindje normale?

Pershendetje doktoreshe. Femijen e pare e kam lindur me prerje cezariane per shkak te tensionit te larte arterial qe mu paraqit ne javen e 37 te shtatzenise, sepse deri ne ate kohe e matja tensionin dhe e kisha normal, tash jam perseri shtatzene ne javen e 35 te dhe deshiroj qe kete femije te lindi me lindje normale. Mjeku me tha se femija e ka marre poziten e duhur. A eshte e mundur kjo?

Viki (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Viki

Nëqoftëse ecuria e shtatzënisë shkon normalisht deri në term, dhe bebi ka marrë pozicion cefalik/me kokë poshtë, lindja natyrale është e mundur. Monitorimi i shtatzënisë dhe ndjekja e proçesit të lindjes nga mjeku, duhet të bëhet me shumë rigorozitet.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti