Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam shtatzënë, më bijnë shumë flokët!

Pershendetje doktoreshe. Uroj te jesh mire. Po te shkruaj per nje shqetesim qe kam hasur qe ne fillim te shtatzenise. Jam 4 muajshe shtatzene dhe po me bien floket ne maksimum... nuk di se a eshte normale dhe si mund ta ndaloj kete gje qe po me streson shume? Faleminderit.

Tea (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tea

Rënia e flokëve gjatë shtatzënisë, nuk është shkak i drejtpërdrejtë i saj. Një nga faktorët e mundshëm, janë gjendrat tiroide. Mungesa e hormonit tiroksinë në organizëm, që prodhohet nga gjendrat tiroide, sjell simptoma të ndryshme. Midis tyre, është edhe rënien e flokëve. Mos funksionimi normal i gjendrës tiroide, ka si shkak faktorë të lindur apo të fituar. Pamjaftueshmëria e jodit në organizëm, është e korrigjueshme me marrjen e jodit në mënyrë artificiale. Shkaku i mos funksionimit të gjendrës së tiroides, mund të jenë edhe përdorimi i disa preparateve që pengojnë prodhimin hormonal të saj.

Konsulta me mjekun endokrinolog, është e rekomanduar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti