A janë këto shenja shtatzënie?
Juljana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Juljana
Ato që përshkruan e për më tepër rezultati i testit, janë tregues se shtatzënia është e pranishme. Megjithatë të rekomandoj që pas një javë, përsërite testin dhe nëqoftëse dalin dy vijat janë plota, drejtohu tek mjeku gjinekolog që do i besosh shtatzëninë tënde, për ta konfirmuar atë dhe ai do të kërkoj të bësh disa analiza dhe ekzaminime që çdo gjë të shkoj normalisht.
Gjithë të mirat dhe me shumë kënaqësi uroj të plotsohet dëshira.
Miredita doktoreshe Moza. Une ciklin e fundit e kam pasur me dt 27/10/2011, dhe normalisht pres me dt 27/11/2011. Sot ne mengjes bera nje test shtatzenie dhe me doli nje vije e plote ne ngjyre dhe nje vije e zbehte. E di qe duhet te kaloi dt 27 qe une te bej testin, por kisha deshire ta provoja. Keto shenja tek testi cdo te thone? Shqetesimet qe une kam jane: vajtja shpesh ne banjo gjate dites, nje keputje trupore, nje dhimbje nga fundi i barkut sikur do me vijne ato, gjithashtu dhe nga ana e majte ndjej nje dhimbje te lehte. Mendon qe jane keto shenja e nje shtatzenie? Ju faleminderit.