Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Heqje dhemballe

Pershendetje Se pari faleminderit per kohen qe na kushtoni. Doktoreshe kam nje problem me dhemballen e pjekurise. Po ben afersisht 10 dite qe kam dhimbje te vazhdueshme perdite te dhemballes. Kam pasur dhimbje aq te forta sa here pas here kam perdorur edhe depon per qetesim. Jo gjithmone kam pire pasi ka raste qe me pushon vet dhimbja. U konsultova me nje stomatolog dhe m tha qe dhemballa eshte vetem per ta hequr. Nuk mund te mjekohet apo te pihet qetsues tjeter. Por me theksoi qe ai vet nuk ma keshillonte ta hiqja. Duroje deri sa te mundesh me tha. Gjithcka me tha stomatologu ia komunikova gjinekologes sime. Edhe ajo me tha qe mire do ishte te mos e hiqja. Ta shtyja heqjen sa m shume. Do te doja nje keshille nga ju. Nese nje pacientja juaj do kishte problem te tille cfare do i keshillonit ? Aktualisht perdor vetem prenatal dhe zimpflor. Mendoni se mund te marr edhe ndonje kalcium shtese pasi e ndjej qe e gjithe goja me eshte dobesuar. Shenim :jam 29 javeshe. Cdo gje me ka ecur mire n shtatzani Faleminderit Jona

Jona Shimi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

Normalisht është periudhë që nuk rekomandohen ndërhyrjet e rënda në dhëmbë. Nëse depon ta qetëson dhimbjen, mund ta përdorësh pasi nuk paraqet efekt anësor në shtatzëni. Suplementi me kalcium është i rekomanduar të fillohet në këtë periudhë. Mos harro të përdorësh edhe suplementin me hekur.

Nëse dhimbjet bëhen të pa dominueshme me qetësues, mund të kryhet ndërhyrja në gojë duke përdorur lidokain pa adrenalinë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti