Ndëgjimi i foshnjes në bark
Shpresa.o
(15 vite më parë)
Përshëndetje Shpresa
Fëmija në barkun e nënës ndigjon. Pas javës 25-30, fëmija i përgjigjet stimujve zanor dhe prekjeve. Ai dëgjon dhe arrin të dalloj edhe zërat dhe i pëlqen muzika.
Meqënëse je shtatzënë në javën e 28-të, bëje provë. Kur lëvizjet e fetusit të jenë të forta, përkëdhele barkun dhe këndo një ninullë/nina-nana. Do të shikosh se ai do qetësohet dhe do ndihet shumë më i sigurtë. Provoje edhe me muzikë klasike apo të lehtë dhe përsëri do shikosh një reagim shumë pozitiv, të bebit tënd.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, kam ndegju se foshnja ne bark ndegjon prej nje kohe te caktuar te shtatzenise, une jam ne javen e 28 te shtatzenise dhe me intereson me dite a ndegjon beba vetem duke leshu ne llaptop doni gje, apo duhet me ja vendu ne bark ndonje ndegjuese? Ju pershendes.