Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të lëndohet bebi në këtë pozite seksuale?

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 28 te shtatzenise, mua me pelqen te me rrin burri permbi gjate marredhenieve seksuale, dhe tash ne shtatzeni cdohere ashtu me rrin, a ka ndonje problem pasi qe tash heren e fundit pata nje lodhje ne bark me rrafte sikur rraf zemra dhe pas pak minutave me pushoi. A ka ndonje rrezik per beben me lendu ky pozicion barku mbi bark dmth dhe dua ta ceki se une sjam rrit shume ne bark, faleminderit shume per kontributin tuaj.

Arlinda.s (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Gjatë shtatzënisë, çifti mund të kryej marrëdhënie seksuale pa ndikuar në ecurinë e saj. Pozicioni gjatë aktit seksual, është faktor që duhet ti kushtohet vëmëndje. Nuk ka rëndësi se si merret apo realizohet pozicioni, e rëndësishme është që pozicioni të mos lëndojë barkun e shtatzënës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti