PAPA test
Mimi 2014
(15 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Meqënëse sekrecionet vaginale i ke patur të shtuara, ke bërë mirë që ke kryer strisho vaginale. Për të patur nën kontroll shëndetin në përgjithësi dhe në veçanti shëndetin riprodhues, pas dy Pap-testeve të njëpasnjëshme çdo vit kur ato rezultojnë negative, duhet që të bëhen çdo dy vjet. Pavarësisht nga ky rregull, nëse mjeku e ka vlerësuar të domosdoshme kryerjen e Pap-testit, mirë do jetë që ta bësh atë. Proçedura është e thjeshtë dhe nuk ka dhimbje.
Menstruacionet pas lindjes, mund të vonohen edhe deri në një vit, nëqoftëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri në mënyrë të rregullt dhe pandërprerje.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara doktoreshe! Jam nje nene 27 vjeqare. Kam lindur para 4 muajsh. Menstruacionet ende s`me kane ardhur. Sot bera nje strisho vaginale sepse kam sekrecione. Rezultatin do e marre te henen. Po ashtu bera edhe ekon, rezultoi shume mire. Gjinekologu me preferoi ta bej edhe nje Papa test. Cfare me rekomandoni ju, a eshte e nevojshme ta bej apo jo, si eshte procedura dhe a eshte e dhimbshme, ngase asnjehere skam bere? Ju falenderoj shume per kohen qe po na kushtoni edhe neve. Gjithe te mirat e nderuar!