Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam Albana ne moshen 18 vjecare, kam probleme per te ngelur shtatzene, desha te pyes per arsye se burri im gjendet ne Gjermani edhe vjen per pushime vetem nga dy jave, desha te pyes se gjate kohes se ovulimit a ndikon mos me mbete shtatzene se bejme dashuri per cdo nate sa te qendroje ai, a ndikon kjo apo duhet te bejme me rralle, sa dite jo edhe sa dite po?

Albanai (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Kur mendohet për të filluar një shtatzëni, raporti seksual duhet të bëhet në ditët e ovulacionit dhe duhet të jetë i fuqishëm. Me këtë dua të them se dy-tre ditë përpara ditëve të ovulacionit, të mos kryhen raporte seksuale. Kjo praktikë rekomandohet pasi koha e nevojshme e pjekurisë së spermatozoidëve, është për rreth dy deri tre ditë.

Jashtë ditëve të ovulacionit, gjithmonë sipas dëshirës, mund të bësh dashuri sa herë të dëshironi.

Të uroj fat dhe lumturi.

/komuniteti