Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk po më ikin mestruacionet?

Pershendetje doktoreshe Mimoza! Kam 21 dite qe akoma nuk me kane ikur mestruacionet me rrin nga pak e nga pak. Gjithmone e kam pasur ciklin e rregullt dhe nuk kam pasur probleme eshte hera e pare qe me ndodh, dhimbje barku nuk kam vetem mesi kur ulem dhe ngrihem pak. Jetoj ne Itali dhe bera nje vizite te gjinekologu dhe me beri nje eko te brendshme dhe nuk kisha problem. Me dha nje ilac leng per te pire tre here ne dite per te ndaluar ciklin per tre dite... doja te dija dhe njehere mendimin tuaj nese mundeni qe ca mund te kem nga se me vjen? Me falni se u zgjata pak! Flm Leda.

Leda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leda

Nuk është normale që gjakrrjedhja e një cikli menstrual, të vazhdoj për 21 ditë rrjesht. I rëndësishëm do jetë ekzaminimi gjinekologjik, ku mjeku gjinekolog vlerëson gjendjen e qafës së mitrës pasi kolumi nuk diagnostikohet me ekografi. Mirë do ishte të më tregoje të dhënat e vlerësimit ekografik, për të dhënë ndonjë mendim që mund të jetë i vlefshëm.

E gjitha sa shpjegon mund të jetë çrregullim hormonal, për të cilin duhet të përdorësh trajtim me estro-progestativ.

Gjithë të mirat.

Lleda (15 vite më parë)
Vleresimi ekografik eshte: diagnozi testuale-menometrorragia disfunzionale diagnozi principale-metrorragia. dhe per te pire me dha ampula tre ne dite, ugural, per kater dit per te ndaluar gjakderdhjen po mua nuk me dhane asnje efekt. Pas ketyre ilaceve me tha te bej disa analiza per teroidet dhe nja dy analiza te tjera po qe nuk i kuptoj se ca shkruajn me beri dhe eco te brendshme qe pa mitren nga brenda dhe nuk kisha asnje problem as dhimbje skisha.. ky ilaci qe me keni shkruar ju cfare eshte nqs mund te ma shpjegosh?! flm Leda

/komuniteti