Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të veproj dhe a duhet të marrë mjekim tjetër?

Jam ne javen e 33 te shtatzenise, kam infeksion mykotik vaginal, gjinekologia me ka dhene keto medikamente ganazolo lavazh (mengjez), ganazolo krem (darke), intimoil per lamje intime, polygynax capsulavaginale (darke), te gjitha per 10 dite, dhe i 3 dite nga nje tablete ne dark. I kam bere mjekimet dhimbje nuk kam por me shetesojne plaget qe kam ne vulve, sepse si brenda buzeve, jashte tyre dhe anash kam plage qe nuk di si ti shpjegoj, jane si te prera me thike dhe nuk me dhembin, jane ashtu si para mjekimit madje jane shtuar. Faliminderit.

Suada (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suada

Shtatzënia shkakton ndryshim hormonal dhe predispozon kandidozën. Në shtatzëni nuk rekomandohet përdorimi i dusheve/lavandave vaginale, pasi shkatërohet flora normale e vaginale. Rekomandohet përdorimi i antimykotikëve lokal dhe kremrave për lyerje sipërfaqësore, të cilët lehtësojnë gjendjen që përshkruan.

Për të gjetur llojin e antimykotikut që do përdoret, bëhet kultura e sekrecioneve vaginale dhe mykograma.

/komuniteti