Puçrrat në fytyrë gjatë shtatzënisë
Valentina Fazliu
(15 vite më parë)
Përshëndetje Valentina
Puçrat e lëkurës së fytyrës, nuk kanë lidhje me shtatzëninë. Ato mund të jenë pasojë e ndonjë infeksioni të lëkurës, për të cilin duhet të drejtohesh tek mjeku dermatolog. Ndryshimet që jep shtatzënia në lëkurën e fytyrës, është hiperpigmentimi kryesisht në samarin e hundës dhe në mollëzat e faqeve, duke krijuar atë që quhet facies gravidarum, që do të thotë fytyra e shtatzënës. Pas lindjes, hiperpigmentimi kalon.
Gjithashtu të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/kujdesi-per-veten-tuaj/kujdesi-per-lekuren-gjate-shtatzanise-
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Jam Tina dhe jam ne muajin e 4 te shtatzenise por kam probleme me pucrra ne fytyre qe kur mbeta shtatzene kane filluar te me dalin dhe me kurre s`me jane larguar ndihem shume keq kam friken se pastaj do me mbesin shenja te lutem me trego kur do te me largohen apo do ti kem deri ne fund? Te tregoj se edhe me heret kam pas problem por jo para se me mbet shtatzene... Faleminderit, kalofshi mire!