Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra mbrapsht

Pershendetje doktoreshe, faliminderit per pergjigjjet tuaja te cilat na ndihmojne shume per ti kuptuar paqartesite qe i kemi ne. Une isha tek mjeku per disa ankesa por ai pas kontrolles ne ultratingull tha qe je mire por perveq mitres mbrapsht qe eshte kthy. Desha te di pse mitra ka nderru pozite ti them pasi qe une ne lindjen e pare nuk e kam pas nje problem te tille. A paraqet ndonje problem nese planifikon nje shtatzeni te dyte? Faliminderit shume per kohen tuaj te cilen e qmoj shume.

Loreta Lori (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Mitra nuk e ndryshon pozicionin e saj, qoftë edhe pas një lindje.

Nëqoftëse ke vendosur për të lindur një fëmijë të dytë, bëj një këshillim parakoncepsional për të patur ecuri normale të shtatzënisë ashtu siç ka ndodhur edhe në shtatzëninë e parë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti